LONDËR – BM i ndalon sërish Kanye Westit hyrjen në ishull

LONDËR, 7 prill /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe i ka revokuar lejen e hyrjes reperit amerikan Kanye West, i cili u ftua të performonte në Festivalin Wireless të Londrës këtë verë, pavarësisht polemikave rreth komenteve të tij antisemite dhe raciste në vitet e fundit.
Vendimi u parapri nga kritikat nga kryeministri laburist Keir Starmer dhe njoftimi i qeverisë për një rishikim të vizave.
Mbrojtja e organizatorëve bëri thirrje për një “shans të dytë” për reperin amerikan, por ishte e kotë po ashtu edhe gatishmëria e tij për t’u takuar personalisht me anëtarët e komunitetit të indinjuar britanik hebre për të kërkuar falje. /os/