LONDËR – Bisedimet BM-BE në fazën finale, Starmer përgatitet të shpallë marrëveshjen

LONDËR, 18 maj /ATSH-DPA/- Bisedimet për një marrëveshje BM-BE janë në “orët e tyre të fundit” përpara samitit të madh, tha sot ministri britanik, përgjegjës për negociatat.
Kryeministri britanik, Keir Starmer pritet të shpallë një marrëveshje BM-BE pasi të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa sot në Londër.
Starmer tha se marrëveshja do të ishte “një hap tjetër përpara” për Britaninë e Madhe.
Ministri i Zyrës së Kabinetit, Nick Thomas-Symonds tha sot se detajet përfundimtare të marrëveshjes ishin ende duke u përpunuar – ndërsa bisedimet po shkonin drejt përfundimit.
Samiti i planifikuar nesër, pritet të sjellë një njoftim mbi aksesin e Britanisë së Madhe ndaj një fondi mbrojtës të BE-së prej 150 miliardë eurosh (167 miliardë dollarë) – në atë që mund të jetë një nxitje për kompanitë britanike të mbrojtjes.
Por, raportet sugjerojnë se mund të ketë edhe marrëveshje për t’u lejuar qytetarëve britanikë të përdorin portat elektronike në aeroportet evropiane, duke ulur burokracinë në eksportet dhe importet e ushqimit dhe duke krijuar një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve me BE-në.
Thomas-Symonds tha se Britania e madhe mund të jetë e hapur për t’u përafruar me rregullat e BE-së në disa fusha – për të siguruar një tregti shumë më të lehtë, duke shtuar se kjo do të ishte “një zgjedhje sovrane”. //a.i/