LONDËR – Katër të vdekur pas rrëzimit të avionit

LONDËR, 14 korrik /ATSH-DPA/- Katër persona vdiqën dje në një aksident ajror në Aeroportin Southend të Londrës, sipas agjencisë së lajmeve PA.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites, për shkaqe ende të panjohura.
Autoritetet kanë nisur hetimet pas aksidentit tragjik. Policia e Essex-it dhe Shërbimi i Ambulancës reaguan pas ngjarjes, dhe raportimeve për përplasjen e një avioni 12 metra të gjatë.
Kompania ajrore “Zeusch Aviation”, me qendër në Aeroportin Lelystad në Holandë, konfirmoi se avioni “SUZ1” ishte përfshirë në një aksident në Aeroportin Southend.
Sipas faqes së saj zyrtare, avioni përdoret për fluturime mjekësore për transport pacientësh ose organesh.
Një zëdhënëse e Degës së Hetimeve për Aksidente Ajrore (AAIB) tha se ka nisur një hetim për ngjarjen, dhe një ekip me ekspertizë në operacione ajrore kishte mbërritur dje në vendin e aksidentit. //a.i/