E Diel, 1 Nëntor 2026

LVV fiton mandatin e 53-të, diaspora i shton sërish një mandat partisë së Kurtit, LDK bie në 18 deputetë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi bëri me dije se gjatë së mërkurës pritet të përmbyllet numërimi i të gjitha fletëvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e ri të Kosovës. Ndërkohë pas përditësimit të rezultateve nga qendrat e numërimit,  Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me rreth 47% të votave.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti ka fituar edhe një mandat duke e çuar në 53 numrin e deputetëve në Kuvendin e ri Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur një mandat, duke rënë në 18 deputetë. Partia Demokratike ka ruajtur 22 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deri tani ka 7 deputetë.

Ndërsa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mbetet i hapur, KQZ beri me dije se ka nisur numërimin e fletëve nga votimi me kusht i zhvilluar 52 vendvotime dhe po ashtu  ka filluar edhe numërimi i fletëve nga procesi i votimit të personave me nevoja të veçanta, i realizuar jashtë vendvotimeve.

KQZ ka planifikuar që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 26 qershor dhe t’i certifikojë deri më 6 korrik, por ecuria e procesit do të varet edhe nga ankesat e partive politike pas numërimit të të gjitha votave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›