E Hënë, 2 Nëntor 2026

La Liga “dorëzohet” përballë Real-it/ Villarreal-Barça s’do të luhet në Majemi, faktorët që dërguan në dështimin e këtij takimi

Data e 20 dhjetorit pritej të ishte një takim me historinë për kampionatin spanjoll, por nuk do të jetë kështu. Mbrëmjen e kaluar La Liga bëri publik vendimin vetëm pak orë pasi Real-i i Madridit kishte dërguar një letër të dytë pranë Këshillit të Sporteve Spanjoll ku dënonte me forcë këtë transfertë.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar “La Liga” ka bërë me dije se “Relevent”, kompania që organizon këtë ndeshje, e cila është edhe një partnere e fortë e kampionatit spanjoll në tregun e Amerikës Veriore, ka vendosur të tërhiqet nga ky organizimin për “shak të pasigurive të shumta të krijuara në Spanjë në javët e fundit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›