Taekwondo, Ernest Merdanaj shpallet Kampion i Ballkanit

Sportisti shqiptar Ernest Merdanaj shpallet Kampion i Ballkanit për të 5-in vit radhazi në Taekwondo.
Ka qenë një paraqitje e shkëlqyer e Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo, mbajtur në Dupnista të Bullgarisë, me pjesëmarrjen e 747 sportistëve nga 12 vende të ndryshme.
Ernest Merdanaj u shpall Kampion i Ballkanit për Senior, për të 5-tin vit radhazi. Kampion Ballkani u shpall edhe Gledis Buba, ndërsa Sidorela Likometi u shpall nën-kampione në Kategorinë femra. Në përfundim të Kampionatit Shqipëria u rendit në vendin e tretë.
Medaljet e tjera të fituara nga sportistët e Shqipërisë:
Rubin Brusha vendi i dyte
Dition Gjika vendi i tretë
Rainer Pronja vendi i tretë
Bernt Brusha vendi i tretë
Klaudio Lekndreaj vendi i tretë
Fatih Hoxha – vendi i trete
Darel Marku vendi i trete
Ema Kreshpa vendi i dyte
Aiden Hysa vendi i tretë
Klean Rama vendi i tretë