Labova e Kryqit mes bukurive natyrore, tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj

Labova e Kryqit është një ndër fshatrat më të bukur e tërheqës në Bashkinë e Libohovës, me një histori të hershme me banorë të dashur, mikpritës e shumë punëtorë, banorë që kanë patur dhe dhe vazhdojnë ende të ruajnë traditat e blegtorisë dhe bujqësisë. Fshat me dy lagje që numëronte më parë rreth 500 banorë.
Çdo vit e më tepër, falë natyrës që ofron historisë së veçantë monumenteve të trashëgimisë kulturore, objekteve të kultit, produkteve bio e mikpritjes së vendasve, Labova po preferohet nga turistë vendas e të huaj .
Një parajsë e vogël rrëzë malit të Buretos, qëndron hijshëm aty si një verandë gjigande përballë me fushën e Drinos dhe qytetit të Gjirokastrës.
Një truall me shumë histori, mite dhe legjenda.
/rtsh.al/