“Lajthiza”, linjë moderne paketimi, investimi në bashkëpunim me gjigantin gjerman “Krones”

Kompania “Lajthiza” hap një faqe tjetër suksesi në industrinë e ujit, duke vënë në funksion linjën më moderne në Europë dhe më të madhe në botë për paketimin e ujit në formatin 5 litra.
“Jemi krenarë që i jemi përmbajtur kontratës me konsumatorin, në lidhje me cilësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Të gjitha këto realizohen me investime, me tekonologji të avancuar dhe siguri maksimale, jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar” tha Thanas Siveri administratori i Lajthiza invest.sha.
Linja e re është prodhuar nga gjigandi gjerman “Krones”, me teknologjinë më të fundit, ErgoBloc, me objektiv kryesor për të ruajtur cilësinë, ndërsa “Lajthiza” vendos një standard të avancuar për vitet e ardhshme.
“Që nga viti 2008, kompania “Lajthiza” ka filluar bashkëpunimin me kompaninë gjermane “Krones” dhe çdo dy vite ka investuar në linja të reja. Sot është në funksion edhe linja më e re e prodhuar nga Krones, me teknologjinë më të avancuar ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë”, tha Cristian Nicolae, Menaxher i projektit, “Krones”.
Me një kapacitet prej 12 mijë shishesh në orë, ky investim e pozicionon “Lajthizën” mes kompanive më moderne të industrisë së ujit në Europë dhe Ballkan.
Tashmë, “Lajthiza” do të njihet edhe si e para në rajon që arrin një kapacitet mbushjeje mbi 2 milion litra në 24 orë, falë bashkëpunimit me “Krones”.
/vizionplus.tv