E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari: Forcimi i kontrollit të brendshëm në burgje, prioritet për transparencën dhe ligjshmërinë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, ku u diskutua mbi masat për forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, rritjen e transparencës dhe garantimin e ligjshmërisë në institucionet penitenciare.

Në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale, Lamallari theksoi se ky shërbim ka një rol kyç në parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve, si dhe në respektimin e standardeve ligjore dhe të të drejtave të njeriut.

“Ky shërbim është element thelbësor për një sistem penitenciar funksional dhe të besueshëm,” u shpreh ministri.

Ai shtoi se forcimi i shtetit të së drejtës dhe përmirësimi i sistemit penitenciar mbeten ndër prioritetet kryesore të punës së Ministrisë së Drejtësisë.

“Garantimi i ligjshmërisë dhe transparencës në burgje është një hap i domosdoshëm për të ndërtuar besimin e qytetarëve tek drejtësia,” theksoi Lamallari.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›