Gazetari Reldar Dedaj: SPAK e vetmja strukturë optimiste

Gazetari Reldar Dedaj e konsideron reformën në drejtësi në Shqipëri të dështuar. I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi, ai vlerëson rolin e SPAK duke thënë se kjo strukturë sipas tij sjell një gjë shumë të mirë në opinionin publik, atë të thyerjes së mitit të pandëshkueshmërisë.
“Reforma në drejtësi është e dështuar, të paktën 80 për qind e saj është e dështuar, dhe këtë nuk e them unë, por raportet. Një proces gjyqësor që të marrë drejtim zgjat deri në 12 vjet, për shkak të volumit të madh të dosjeve që janë nëpër gjykata. Pra flitet për dështim të reformës në drejtësi. E vetmja gjë që krijon një lloj optimizmi është SPAK. Kjo strukturë krijon dhe sjell një gjë shumë të mirë në opinionin publik, që është thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë. Por vazhdohet të përdorë një lloj opiumi shoqëror, duke promovuar drejtësi pa dhënë drejtësi,” tha Dedaj.
/rtsh.al/