E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lamallari: Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari vlerësoi teknologjinë si një prej mjeteve kryesore për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, në një kohë kur numri i turistëve dhe qarkullimi i automjeteve në vend janë në rritje.

Përmes një reagimi, Lamallari theksoi rëndësinë e përdorimit të radarëve, dronëve dhe makinave inteligjente për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve.

“Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia”, u shpreh ministri.

Sipas tij, këto mjete mundësojnë identifikimin e shpejtësisë së lartë, shkeljeve të rregullave të qarkullimit dhe sjelljeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Lamallari bëri të ditur gjithashtu se përmes zbatimit të projektit “Smart City” synohet një përmirësim i ndjeshëm i sigurisë rrugore dhe sigurisë publike në tërësi.

“Radarët, dronët dhe makinat inteligjente janë një sy i pagabueshëm dhe i përhershëm mbi trafikun”, deklaroi Lamallari, duke theksuar se teknologjia do të ketë një rol gjithnjë e më të madh në garantimin e sigurisë në rrugë.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›