E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari: Siguria publike dhe modernizimi i policisë, prioritet i Ministrisë së Brendshme

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ndau sot detaje nga takimi në Pogradec me kryeministrin Edi Rama dhe skuadrën qeverisëse, në kuadër të përgatitjeve për vitin e dytë të mandatit qeverisës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari tha se gjatë takimit prezantoi punët e realizuara gjatë muajve të fundit nga Ministria e Brendshme, si dhe prioritetet për vijimësinë e mandatit.

Në fokus, sipas ministrit, do të jenë siguria publike, modernizimi i Policisë së Shtetit, lufta kundër paligjshmërisë dhe rritja e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Prezantova disa nga punët e mira që kemi bërë përgjatë këtyre muajve në Ministrinë e Brendshme dhe prioritetet e panegociueshme në vazhdim, me fokus sigurinë publike, modernizimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër paligjshmërisë dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve”, shkruan ai.

Sipas tij “BESA është një udhërrëfyes i çmuar e dokument strategjik drejt marrëdhënies së re që ne do të ndërtojmë me qytetarët dhe jetësimit të objektivit tonë ambicioz për Shqipërinë 2030 në BE”.

/m.q/r.e/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›