E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e 86-të për Zvërnecin në Tiranë

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Në Tiranë ka vijuar edhe sot, në ditën e 86-të, protesta e qytetarëve, e cila nisi si kundërshtim ndaj investimit në Zvërnec dhe më pas u zgjerua me kërkesa për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Si në çdo protestë të mëparshme, pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe duke ngritur njëkohësisht shqetësime të tjera lidhur me politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Qytetarët vijojnë të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e “kastës së vjetër” politike, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj.

E nisur si reagim ndaj ndikimit mjedisor të projektit turistik në Zvërnec, tashmë pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale dhe shprehin shqetësimet e tyre për korrupsionin, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Në mesazhet e tyre, qytetarët shprehen se do të vijojnë me protestën deri në largimin e qeverisë.

Protesta e 86-të për Zvërnecin në Tiranë, foto: Andrin Hoxha 1 nga 13

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›