E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lamallari publikon pamje nga dëmtimet në Komisariatin nr. 3: Shembull konkret i ciklit të dhunës

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari reagoi sot pas zhvillimeve të djeshme të protestës në Tiranë dhe publikoi disa pamje nga dëmet e shkaktuara në Komisariatin nr. 3 nga disa protestues.

Lamallari e përshkroi situatën si një “shembull konkret të ciklit të dhunës”. Ai shtoi se situata, sipas tij, është përshkallëzuar nga reagime në rrjete sociale dhe nga aktorë të ndryshëm publikë.

“Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme në mëngjes ‘për prova dhune dhe gjaku’ por që u ndryshua në drekë, iu hodh ‘benzinë’ pasdite nga moralistët, kritikët gjithollogë dhe delirantët revolucionarë si ushqim për rrjetin përplot me profile të hapura rishtazi dhe shumëfishuar nga zyra gjetkë, ndihmuar nga algoritmi dhe shoqëruar në fund me një pjatë të helmatisur simolikash ataviste të një kulture që nuk ka ka vend në Shqipërinë evropiane”, shkruan Lamallari.

Lamallari theksoi se “jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës kombëtare Shqipëria 2030 dhe asgjë nuk na ndal!”.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›