E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi, vazhdon të tregojë nivel të lartë dhe konkurrueshmëri në etapën e Kupës së Botës, këtë herë në pistën ikonike të Semmeringut, Austri.

Në zbritjen e parë të Slalomit, Lara realizoi një paraqitje brilante, duke u renditur e 3-ta në botë, rezultat që konfirmon ritmin, teknikën dhe qëndrueshmërinë e saj mes skiatoreve më të mira ndërkombëtare.

Megjithatë, në zbritjen e dytë dhe atë finale, një pengesë gjatë manovrave teknike bëri që Lara të mos mund ta përfundonte garën, duke u detyruar të ndalonte para vijës së fundit.

Podiumi i zbritjes finale u përmbyll si vijon:

Julia Scheib (Austri)
Camila Rast (Zvicër)
Valerie Grenier (Kanada)

Çdo zbritje është një hap më pranë objektivave të mëdha për Shqipërinë në etapën e Kupës së Botës dhe drejt Milano–Cortina 2026.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›