E Diel, 1 Nëntor 2026

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli

Genti Gazheli largohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Vendimi për largimin e tij firmoset sot në mbledhjen e qeverisë. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë.

Po sot dha dorëheqjen Besmir Beja, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave. Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018, do të marrë drejtimin e Doganave.

Në mbledhjen e qeverisë pritet të firmosen edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë, vendime të cilat do të bëhen publike në orët në vijim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›