E Hënë, 2 Nëntor 2026

Largohet nga drejtimi shefi i komisariatit në policinë e Kolonjës. Ja kush e zëvendëson (EMRAT)

Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes.

Sipas informacioneve, shefi i komisariatit të Kolonjës, komisar Alket Pashaj largohet nga detyra ndërsa në vend të tij, vendoset shefi i seksionit të trafiqeve komisar Robert Haskaj.

Mësohet se lëvizja është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Komisar Alket Pashaj pritet të vendoset në një tjetër pozicion në polici që do të zbardhet në vijim. Sa i përket, shefit të ri të komisariatit të Kolonjës, ai më parë ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në DVP Korçë si edhe më herët, postin e drejtuesit të AMP.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›