U prezantua si përfaqësues i një fondacioni bamirësie dhe mashtroi një person duke i marrë para, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi dyshohet se ka mashtruar një person duke i marrë një shumë parash me justifikimin për të ndihmuar një të mitur në nevojë. 23-vjeçari prezantohej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se duke u prezantuar si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar se i nevojiteshin një shtetasi të mitur për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash dhe disa dokumente”, njoftoi policia e Tiranës.