Lautaro, dedikim bashkëshortes për ditëlindje: Je nëna më e mirë që mund të kishin fëmijët tanë

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka ndarë një mesazh të veçantë dhe plot dashuri për bashkëshorten e tij, Agustina Gandolfo, me rastin e ditëlindjes së saj.
Sulmuesi argjentinas ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i kushtuar disa fjalë emocionuese partneres së jetës, duke vlerësuar jo vetëm dashurinë dhe mbështetjen e saj, por mbi të gjitha rolin si nënë për dy fëmijët e tyre.
“Je një grua e jashtëzakonshme, një partnere e pakushtëzuar dhe mbi të gjitha, nëna më e mirë që fëmijët tanë mund të kishin”, shkruan Lautaro në dedikimin e tij.
Ai e falënderoi bashkëshorten për kujdesin, përkushtimin dhe mësimet që u jep çdo ditë familjarëve të saj, duke shtuar se do të dëshironte t’i kthente sadopak nga gjithë dashuria që ajo u fal çdo ditë.
Reklamë
Futbollisti zbuloi gjithashtu se kishte organizuar një surprizë të vogël për të, duke theksuar se lumturia e saj dhe fakti që ishte e rrethuar nga njerëzit që e duan, ishin dhurata më e bukur.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Të duam!”, përfundoi kapiteni zikaltër.
Një dedikim i ndjerë që tregon se, përtej sukseseve në fushën e blertë, familja mbetet gjëja më e rëndësishme për Lautaro Martinezin.