E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov i përgjigjet Trump: Nuk ka asnjë provë që Rusia do të pushtonte Groenlandën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i është përgjigjur presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se Rusia nuk ka të bëjë asgjë me Groenlandën.

Trump ka thënë se arsyeja pse do që Grenlanda të jetë pjesë e SHBA-së, është për shkak se në një të ardhme, Rusia dhe Kina mund të kenë pretendime ta pushtojnë.

Lavrov ka thënë se  nuk ka “asnjë dyshim” që Washingtoni e di se Rusia “nuk ka asgjë të bëjë” me Greenlandën.

Ministri i Jashtëm rus shtoi se nuk ka “asnjë provë” që Rusia do të pushtonte Grenlandën.

Lavrov theksoi gjithashtu se Rusia do të “monitorojë situatën serioze gjeopolitike”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›