E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa e maleve, interes i lartë/ 200 aplikime në Vaun e Dejës, kërkesë për investime përgjate Drinit

Mbi 200 qytetarë kanë aplikuar deri më tani për Paketën e Maleve në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Drejtoria e drejtorisë ligjore dhe aseteve sqaron se të interesuarit mund t’i drejtohen sporteleve në Bashkinë e Vaut të Dejës për asistencë në procedurat e aplikimit.

Interesi më i madh për paketen e maleve vijon të jetë në zonat përgjatë luginës së lumit Drin.

Qytetarët dhe investitorët mund të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja e këtij programi, i cili adreson zhvillimin industrial e turistik.

Zonat e përfshira në “Paketen e Maleve” shtrihen në Barbullush, Luginën e Drinit, Bushat, Shllak, Mnelë dhe Nënshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›