Le të fillojë magjia e fundvitit! Tring sjell ‘Tring Festa’

Gati për festa? TRING nis spektaklin më të madh të sezonit!
Një kanal i tërë dedikuar filmave që e kthejnë dhjetorin në muajin më jetëgjatë të vitit. Më shumë filma, më shumë premiera, më shumë ndjesi.
Nga 1 dhjetori deri më 6 janar, si çdo vit, Tring Family kthehet në Tring Festa, në shtëpinë e filmave festivë më të dashur dhe emocionues të fundvitit.

Një katalog gjigant, në rritje konstante, me tituj të rinj, hite të padiskutueshme dhe klasikë që na rikthejnë çdo dhjetor në fëmijërinë më të bukur.
- 24/7 vetëm filma festivë
- 1 premierë çdo mbrëmje
- 5 javë gëzim, emocion dhe magji
Sepse pa filma, festat nuk janë kurrë të plota!
Dhe këtë dhjetor, çdo mbrëmje në orën 20:00, Tring Festa sjell një premierë të zgjedhur me kujdes për të kënaqur çdo shije, nga komeditë argëtuese, te historitë prekëse e deri te filmat që na bëjnë të besojmë sërish në mrekulli.

Dhe le të jemi të sinqertë: kush nuk ulet me dëshirë të shohë sërish “I vetëm në shtëpi”, “Një kolltuk për dy”, “Grinçi”, apo aventurat plot humor e dashuri të elfëve, baballarëve të çmendur apo dhjetëra personazheve të animuar? Të gjitha këto ikona të festave i gjeni në një kanal të vetëm.
Por Tring Festa nuk mjaftohet me kaq. Përkrah klasikëve të pavdekshëm, vijnë edhe prodhime të reja që po kthehen me shpejtësi në traditë ndërkombëtare të fundvitit, apo komeditë mitike italiane me humorin karakteristik, që i japin festave pak “kripë” sa duhet!