Legalizohet një tjetër pallat me 102 apartamente në kryeqytet

TIRANË, 28 janar/ATSH/- Kadastra i ka dhënë zgjidhje shqetësimit të banorëve të një pallati në rrugën “Konferenca e Pezës” në kryeqytet për marrjen e pronësisë së shtëpisë së të tyre.
Pallati ka 102 apartamente banimi, dyqane dhe garazh.
Kadastra ka dhënë deri tani 92 vendime legalizimi, duke u mundësuar banorëve pajisjen me dokumentacion të plotë pronësie.
Gjithashtu, Kadastra sqaron se procedurat do të vijojnë edhe për 10 apartamente banimi të tjera menjëherë pas depozitimit të dokumentacionit përkatës pranë Drejtorisë Vendore Tiranë Rurale 2, me qëllim përgatitjen e plotë të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe përfitimin e lejeve të legalizimit.
Pas 30 ditësh nga marrja e legalizimit, banorët duhet të aplikojnë në portalin e-Albania për regjistrimin e vendimit të legalizimit, pajisjen me certifikatë pronësie, kartelën e pasurisë dhe hartën kadastrale.