E Diel, 1 Nëntor 2026

“Legjenda Moisi ”, një homazh për artistin që bëri Europën të flasë gjuhën e teatrit

Në 91-vjetorin e ndarjes nga jeta të Aleksandër Moisiu, një nga figurat më të ndritura të skenës europiane, Radio Televizioni Shqiptar sjell së shpejti dokumentarin “Legjenda Moisi”.

Një rrëfim që ringjall jo vetëm artistin, por edhe njeriun që e bëri teatrin të flasë me një gjuhë universale.

I ndarë nga jeta më 22 mars 1935, Moisiu mbetet një prani e gjallë në kujtesën e artit.

Gjatë xhirimeve, grupi realizues është ndalur edhe në Lugano, aty ku prehet aktori legjendë, për të sjellë më pranë publikun me rrënjët dhe misterin që e shoqëroi gjithë jetën e tij.

“Legjenda Moisi” synon të hedhë dritë mbi një jetë të mbështjellë me mister, duke rikthyer në vëmendje figurën e artistit që bëri Europën të dridhej nën tingujt e gjuhës së teatrit.

Një homazh i ndjerë për njeriun që nuk i përkiste vetëm një kombi, por gjithë botës së artit.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›