E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leku forcohet ndaj dollarit, humb lehtë terren ndaj euros

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan, paundit britanik dhe frangës zvicerane dhe humbi lehtë terren kundrejt euros.

Sipas Bankës së Shqipërisë sot një dollar amerikan u këmbye me 83,13 lekë, ose 0,54 lekë më pak, ndërsa monedha europiane u këmbye me 96,74 lekë, ose 0,01 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërkohë, paundi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen respektivisht me 111 lekë dhe 103,95 lekë, përkatësisht me 0,08 lekë dhe 0,18 lekë më pak.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 83.13 -0.54
Euro EUR 96.74 +0.01
Poundi Britanik GBP 111.00 -0.08
Franga Zvicerane CHF 103.95 -0.18
Jeni Japonez (100) JPY 54.92 -0.12
Dollari Australian AUD 54.18 +0.16
Dollari Kanadez CAD 59.20 -0.30
Korona Suedeze SEK 8.77 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.23 -0.01
Korona Daneze DKK 12.95 0.00
SDR SDR 113.02 -0.80
Ari (OZ 1) XAU 348352.94 +1,948.10
Argjendi (OZ 1) XAG 4390.93 +88.70
Juani Kinez (onshore) CNY 11.67 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 11.66 -0.05
Lira Turke TRY 1.99 -0.01

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›