E Martë, 3 Nëntor 2026

Leku vijon t’i forcojë pozitat ndaj dollarit

TIRANË, 15 maj  /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoi pozitat për të dytën ditë me radhë, në raport me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa humbi terren me euron.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 87,60 lekë ose 0,87 lekë më pak dhe euroja u forcuan me 0,27 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,56 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 116,97 lekë, ose 0,04 lekë më shumë se ditën e mërkurë dhe franga zvicerane zbriti me 0,06 lekë dhe këmbehet me 105,15 lekë.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit kursin zyrtar të këmbimit  si dhe vlerën  mesatare të çmimeve të blerjes (bid price) dhe të shitjes (ask price) për monedhat e euros dhe dollarit amerikan, bazuar në kuotime të standardizuara të pjesëmarrësve, në tregun ndërbankar, gjatë  intervalit kohor 11.30-12.00. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 87.60 -0.87
Euroja EUR 98.56 +0.27
Paundi britanik GBP 116.97 +0.04
Franga zvicerane CHF 105.15 -0.06
Jeni japonez (100) JPY 60.05 +0.23
Dollari australian AUD 56.88 +0.21
Dollari kanadez CAD 63.01 -0.24
Korona suedeze SEK 9.08 +0.01
Korona norvegjeze NOK 8.52 +0.02
Korona daneze DKK 13.21 +0.03
SDR SDR 117.70 -1.02
Ari (OZ 1) XAU 283025.96 -4,720.95
Argjendi (OZ 1) XAG 2872.47 -47.21
Juani kinez (onshore) CNY 12.16 -0.13
Juani kinez (offshore) CNH 12.17 -0.12
Lira turke TRY 2.26 -0.02

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›