Lenoks Ljuis: Furi duhet të konsiderohet më i miri nëse mund

Ish-boksieri i njohur britanik Lenoks Ljuis është i mendimit se Tajson Furi nuk duhet që të konsiderohet si më i miri nëse mposht Oleksandr Usyk.
Ndeshja, e cila do të mbahet të shtunën në Arabinë Saudite, nuk është vendimtare sipas Ljuis për statusin e Furit në botën e boksit.
Në prag të këtij dueli vetë Furi ka thënë se nëse triumfon edhe ndeshjen e radhës atëherë do të jetë ai më i miri në historinë e kësaj disipline. Këto fjalë nuk i mbështet Ljuis, sipas të cilit boksieri në fjalë duhet të bëjë ende më shumë për të merituar këtë status.
“Mendoj se për të qenë më i miri i këtij sporti duhet që të bëjë diçka më shumë. Duhet të ndeshet me Entoni Joshuan”, tha Lenoks Ljuis.