Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Komandanti i “Shqiponjave” shkon në Dibër. Priten ndryshime në disa komisariate e sektorë të rëndësishëm

Në prag të protestës së radhës së opozitës, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, Ermal Gjoka që mbante detyrën e komandantit i Njësisë “Shqiponja” është emëruar në Dibër.
Në vend të Gjokës është emëruar Enid Pasho, i cili më herët ka shërbyer te komisariati nr 4.
Mësohet se pas analizës së Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, në të gjitha drejtoritë do të ketë ndryshime në disa komisariate e sektorë të rëndësishëm të policisë.