Lëvizje në polici, Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në strukturat drejtuese të policisë në vend.
Sipas burimeve, oficeri i karrierës, komisar Klodjan Çeka, është emëruar shef i Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe.
Ndërkohë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pritet të emërohet si shef komisariati Erjon Dume.
Po ashtu, Hita ka vendosur në krye të strukturës së Kufirit në Tiranë drejtuesin Boke Bodini, i cili do të mbajë detyrën e drejtorit të Kufirit.
Lëvizjet vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e administrimit dhe funksionimit të strukturave vendore të rendit dhe kufirit.