E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizte i armatosur dhe me radio si ajo e policisë, Policia arreston 32-vjeçarin në Vlorë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Vlorës, pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë, fishekë dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Arrestimi u krye në lagjen “Lef Sallata”, ku shërbimet e Policisë, pas informacioneve operative, organizuan operacionin e koduar “Siguria”. Gjatë kontrollit të automjetit tip Audi me të cilin lëvizte i dyshuari, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy krehra me 22 fishekë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë të tjerë, si dhe radioja e dyshuar.

Shtetasi E. M., banues në fshatin Peshkëpi, u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, nën akuzat për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›