E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Një 18-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur është arrestuar nga policia e Tiranës.

“Gjatë operacionit  “Info” u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›