E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtatë vjedhje për dy ditë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, autor i disa vjedhjeve të kryera në Tiranë.

Sipas policisë, u arrestua shtetasi O. T., 23 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas./vizionplus/tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›