E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizte me taksi i armatosur, arrestohet 23-vjeçari nga Lezha, e pëson dhe kushëriri i tij

Një 23-vjeçar nga Lezha, i cili lëvizte i armatosur, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë Paulo Gjini, ndërsa është proceduar penalisht edhe kushëriri i tij.

I riu, lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e policisë.

“Gjatë operacionit “Destinacioni” u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi Paulin Gjini, 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi Paulin Gjini u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, njoftoi policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›