E Martë, 3 Nëntor 2026

Lëvizte në plazhin e Velipojës me automjet, 43-vjeçari penalizohet me gjobë dhe i hiqet patenta

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e sektorit të Policisë Rrugore i hoqën lejen e drejtimit një shtetasi, që lëvizte në bregdet pranë pushuesve.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën të ditur se  pas një video të publikuar në rrjetet sociale u identifikua drejtuesi i mjetit, i cili nga verifikimet rezultoi se qarkullonte me leje drejtimi të pezulluar.

Policia vendosi ndaj shtetasit, B.M, 43 vjeç, masën administrative prej 40 000 lekësh të rinj dhe heqja përfundimtare të lejes së drejtimit.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në Velipojë, ka detyrimin  për ndjekjen e kursit për rimarrjen e lejes së drejtimit.

Policia e Shkodrës fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 apo në Komisariatin Digjital.

Policia garanton se çdo rast do të trajtohet me reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›