E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Irani lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit

TEL AVIV, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Irani ka lëshuar një tjetër breshëri raketash drejt objektivave në Izrael, sipas raportimeve të agjencisë iraniane të lajmeve Fars.

Alarme për raketa janë lëshuar përsëri në Tel Aviv dhe vende të tjera në Izraelin qendror, ndërsa sirenat kanë rënë në veri të vendit.

Ndërkohë, Ministria e Sigurisë Kombëtare e Izraelit lëshoi ​​udhëzime për njerëzit në të gjithë vendin, duke u thënë njerëzve të qëndrojnë pranë strehimoreve dhe bunkerëve.

”Çdo lëvizje në hapësirat publike duhet të mbahet në minimum dhe tubimet publike duhet të shmangen, sipas një zëdhënësi ushtarak. Këto urdhra do të mbeten në fuqi derisa të publikohet një përditësim”, thanë zyrtarët.

Sulmi i ripërtërirë iranian vjen pasi disa persona u vranë tashmë në sulmet me raketa iraniane gjatë natës./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›