Lezha çel sezonin turistik, operatorët: Këtë vit presim një numër më të madh pushuesish

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe vizitorëve, Lezha ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror.
Ceremonia u zhvillua në bregdetin e Shëngjinit, i cili u gjallërua nga muzika, ushqimi tradicional dhe aktivitetetet promovuese.
Teksa shpalosen oferten e tyre, operatorët shprehen optiministë për një sezon veror të suksesshem në bregdetin e Lezhës.
Të pranishëm në hapjen e sezonit turistik ishin autoritete vendase dhe nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Çelja e sezonit turistik në Lezhë shënon një nisje premtuese, me pritshmëri të larta për një rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj përgjatë bregdetit dhe destinacioneve të tjera turistike të këtij rajoni./vizionplus.tv