E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, Policia Kufitare e Vlorës shpëton tre persona

Një tjetër velierë ka kërkuar ndihmë mbrëmjen e sotme për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit me dallgë.

Veliera me tre persona në bord ka lëshuar sinjalin SOS në zonën midis Sazanit dhe Karaburunit.

Policia Kufitare e Vlorës i ka shkuar në ndihmë duke i shoqëruar për në zonën e Tri Portit.

Sipas policisë kufitare personat në velierë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më herët Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i shkuan në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishin mbetur rreth 5 milje në det të hapur, përballë Gjirit të Gramës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›