Lezha tërheq turistët me historinë dhe kulturën e saj, mbi 20 mijë vizitorë në Memorialin e Gjergj Kastriotit

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Turistët po vizitojnë Lezhën jo vetëm për plazhet e saj, por edhe për historinë dhe kulturën që ruan.
Memoriali i Gjergj Kastriotit, kalatë mesjetare, muzeu etnografik dhe kishat e qytetit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, duke e kthyer qytetin në një destinacion historik të preferuar.
Muzeu etnografik ka regjistruar mbi 3500 vizita, ndërsa kalatë dhe kishat e zonës po tërheqin gjithashtu një numër në rritje vizitorësh.
“Vizitorët vlerësojnë Lezhën si një thesar historik dhe kulturor, dhe asetet e qytetit po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje”, tha Zefi.
Deri në fund të vitit parashikohet që numri i vizitorëve të kalojë 30 mijë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2024.
/a.f/