Lezhë- Përkujtohet 558-vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Në Lezhë po zhvillohen veprimtari përkujtimore me rastin e 558-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Aktivitetet nisën me homazhe pranë vendvarrimit të tij, ku autoritetet vendore, përfaqësues të institucioneve dhe deputetë të Partisë Socialiste vendosën kurora me lule.
Të pranishmit nderuan figurën dhe veprën e Skënderbeut, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së tij historike dhe kombëtare për identitetin shqiptar.
Përkujtesa e Skënderbeut mbetet një moment reflektimi mbi rolin e tij si udhëheqës dhe simbol i rezistencës, që frymëzon brezat në ruajtjen e vlerave të kombit.
/rtsh.al/