E Diel, 1 Nëntor 2026

Libani: Gati për bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin, për të “shpëtuar” Bejrutin

Libani po kërkon bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin për t’i dhënë fund një përshkallëzimi të kohëve të fundit midis vendit dhe Hezbollahut.

Sipas raportimeve të fundit na mediat e huaja, theksohet se bisedimet e drejtpërdrejta midis dy vendeve pritet të fillojnë në ditët në vijim, megjithëse data e saktë mbetet e paqartë. Tre zyrtarë libanezë kanë deklaruar se Bejruti po formonte një delegacion për bisedimet.

Një nga zyrtarët tha se vendi kishte nevojë për qartësi nëse Izraeli do ta respektonte thirrjen e Presidentit Joseph Aoun për një armëpushim të plotë për të lejuar zhvillimin e bisedimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›