E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Libohovë, përfundon numërimi i votave në 9 qendrat e votimit

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në bashkinë e Libohovës në Gjriokastër ka përfunduar numërimi i votave i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  në qendrat e votimit ka përfunduar numërimi i votave, ku Partia Socialiste ka marrë 1231 vota, ose 56.86 %  të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 768 vota, ose 35.47 % të votave,  Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 105 vota ose 4.85% e votave.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri në orën 07:50 janë numër 110 qendra votimi nga 198 në total. Partia Socialiste ka marrë 13 238 vota ose 63.99 %,  Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 5843 vota ose 28.25%, Partia Mundësia 288 ose 1.39% të votave, Lëvizja Bashkë 193 vota ose 0.93%.

/k.s/ /a./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›