Zgjedhjet e 11 majit, rezultati i numërimit të votave në qarqet Berat, Dibër, Durrës dhe Elbasan

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarqet Berat, Dibër, Durrës dhe Elbasan po vijon numërimi i kutive të votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në qarkun e Beratit janë numëruar deri në orën 09:10,11 qendra votimi nga 275 në total, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 15 620 vota ose 59.55% të votave, Koalicioni Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 7 761 vota ose 29.59% të votave, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1697 vota ose 6.47% të votave, Partia Mundësia 467 vota ose 1.78% të votave.
Në qarkun e Dibrës janë numëruar 70 qendra votimi nga 222 në total, ku Partia Socialiste e Shqipërisë 10 823 vota ose 58.49% të votave, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 6 875 ose 37.15% të votave, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 206 vota ose 1.11% të votave.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri tani 107 qendra votimi nga 493 në total , ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 16 071 vota ose 52.12% të votave, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 12 336 ose 40.01% të votave, Partia Mundësia 766 vota ose 2.48%, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 724 vota ose 2.35% të votave.
Në qarkun e Elbasanit janë numër 169 qendra votimi nga 508 në total, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 26 844 vota ose 61.40%, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 12 623 vota ose 28.87%, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1357 vota ose 3.10%.
/k.s/ /a.g/