Liga e Kombeve, Kombëtarja kuqezi e nis në shtëpi kundër Bjellorusisë më 26 shtator

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Të pozicionuar në Ligën C, kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin C1, ku do të përballen me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.
UEFA ka zyrtarizuar sot edhe kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta nisë fushatën më 26 shtator në ora 20:45 në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Më 29 shtator, kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos, me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 3 tetor do të përballen në transfertë me Finlandën në ora 15:00.
Më 6 tetor, Kombëtarja rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj San Marinos, takim i programuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 12 nëntor do të presë Finlandën në një tjetër përballje të rëndësishme në ora 20:45. Fushata mbyllet më 15 nëntor në transfertë ndaj Bjellorusisë në ora 18:00.
Kalendari i plotë i ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Nations League
Shqipëri-Bjellorusi, ora 20:45, 26 shtator 2026
San Marino-Shqipëri, ora 20:45, 29 shtator 2026
Finlandë-Shqipëri, ora 15:00, 3 tetor 2026
Shqipëri-San Marino, ora 20:45, 6 tetor 2026
Shqipëri-Finlandë, ora 20:45, 12 nëntor 2026
Bjellorusi-Shqipëri, ora 18:00, 15 nëntor 2026
/e.i/j.p/r.e/