E Premte, 6 Nëntor 2026

Liga e Kombeve, Maran publikon listën për dy sfidat vendimtare për Shqipërinë! Risi mbrojtësi Ismajli

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje të rëndësishme të muajit nëntor.

Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për t’u bashkuar me Kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.

Shqipëria aktualisht renditet në vendin e parë në Grupin C1 me 9 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia dhe Finlanda me nga 7 pikë secila.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.

Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:22

Tërheqja e Balliut nga Kombëtarja, Maran: Ishte zgjedhja e tij të heqë dorë nga kjo aventurë! Ka një dëmtim

1793964586_maran.jpg

Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran prezantoi listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve përballë Finlandës dhe Bjellorusisë.

Tekniku italian komentoi edhe për tërheqjen e Ivan Balliut nga Kombëtarja.

“Kur bëj një listë mendoj, jam i bindur se është lista e duhur, nuk do thotë që kush nuk është në listë nuk mund të ishte i aftë për të qenë i gatshëm, për të dhënë një kontribut për këtë fanelle. Kam marrë në konsideratë formën, përtej Elsit, për arsyet që i dimë. Jam munduar të shoh minutazhin, se mendoj se në këto ndeshje kemi nevojë për lojtarë që janë në formë, që janë mirë dhe në formë të mirë. Për të përmirësuar këto statistika, unë kam marrë shënime… jemi të parët në çdo të dhënë në Ligën C. Në të gjithë Ligën C jemi të parët me gola në favor, jemi ata që kemi pësuar më pak aksione kundër, të parët jemi edhe me gjuajtjet në portë. Ndaj si ta përmirësojmë? Duhet të jemi më konkret dhe kapitalizojmë atë që krijojmë, por do të mundohemi që t’i përmirësojmë këto të dhëna nëse është e mundur.

Sa i përket Balliut, ka qenë zgjedhja e tij për të hequr dorë nga Kombëtarja. Ka një dëmtim që e shqetëson dhe ka vështirësi me klubin, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga kjo aventurë. Sa i përket Strakoshës, kemi qenë vazhdimisht në kontakt, nuk është në 100% dhe duhet të punojë ndaj është vendosur që të rikuperojë, pasi të ngutej do të ishte e rrezikshme”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›