Lista për dy ndeshjet e Nations League/ Maran: Jam bazuar te forma e lojtarëve. Balliu? Ishte vendimi i tij për t’u tërhequr nga kombëtarja

schedule12:11 - 6 Nëntor, 2026
Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran ka grumbulluar 27 lojtarë për dy ndeshjet e fundit në Nations League, me Finlandën dhe Bjellorusinë.
Në një konferencë për mediat, Maran u shpreh se për listën, është bazuar te forma e lojtarëve.
Lidhur me tërheqjen e Ivan Balliut nga kombëtarja, italiani deklaroi se vendimi ishte i lojtarit, pasi ka pasur një dëmtim dhe donte të fokusohej te klubi i tij.
“Gjithmonë që përgatis një listë, jam i bindur se kjo është lista e duhur. Jam bazuar te forma e lojtarëve që luajnë aktualisht. Lojtarët duhet të jenë në gjendje optimale dhe kushtet e tyre më të mira. Për të gjithë Ligën C, jemi në vendin e parë sa i përket pritshmërive për të shënuar gol. Duhet të shfrytëzojmë rastet që krijojmë. Ka qenë zgjedhje e tij, ka pasur një dëmtim dhe do ishte e vështirë, ishte vendimi i tij për t’u tërhequr nga kombëtarja”, theksoi ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

