Ligji për faljen, socialistët janë skeptikë: Drafti i merr kompetenca Presidentit
Majko: “Presidenti të mos falë gjashtë muaj në përfundim të mandatit”
Eljona Ballhysa
Megjithëse kanë bashkuar votat gjatë votimit në parim të projektligjit “Për faljen”, deputetët socialistë janë shprehur skeptikë dje në Komisionin e Ligjeve, duke shprehur dyshimin se drafti jo vetëm që i merr kompetenca Presidentit, por edhe se ka frymë antikushtetuese. Megjithatë, ata votuan pro projektligjit, pasi e cilësuan të nevojshme pasjen e një ligji të tillë që vendos kritere për mënyrën e faljes së të burgosurve. Ndërkohë që kërkuan që drafti t’u nënshtrohet ndryshimeve gjatë votimit për çdo nen. Deputeti socialist, Pandeli Majko, kërkoi dje gjatë diskutimit në Komision parashikimin e një dispozite në këtë projekt që të pengojë Presidentin e Republikës që të nxjerrë dekret për faljen e të burgosurve gjashtë muaj në përfundim të mandatit të tij. Ndërsa të tjerë deputetë të PS-së kërkuan që dekretet të mos dalin edhe disa muaj, para dhe pas zgjedhjeve, në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi në zgjedhjet e fundit parlamentare kur iu dha leje shumë të burgosurve. Socialistët në Komision thanë se do të përgatitin disa amendamente për ligje të veçanta, të cilat do t’i bëjnë publike në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet ditën e hënë.
Diskutimi
Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, ndërsa e cilësoi domosdoshmëri pasjen e një ligji për faljen, ngriti disa shqetësime që sipas saj duhen marrë në konsideratë gjatë votimit për çdo nen. “Del hera-herës në disa nene të projektligjit sikur ministri i Drejtësisë tenton t’i marrë kompetenca Presidentit të Republikës. Duhet ta formulojmë në një mënyrë të tillë që ministri i Drejtësisë të mos cenojë të drejtën kushtetuese të Presidentit për faljen. Pasi nëse e lëmë kështu, atëherë do të diskutojmë mënyrën e votimit të projektit në Kuvend, pasi kërkohet shumicë e cilësuar votash”, - është shprehur Hysi. Më tej ajo vuri theksin në domosdoshmërinë që i gjithë procesi të kryhet në transparencë të plotë. “Shqetësimi ynë është transparenca e procesit, pasi falja e fundit e Presidentit tregoi se nuk ishte aspak transparente. Por, vendosja e këtij procesi në dorën e ministrit të Drejtësisë nuk është se na garanton më shumë transparencë, ndaj duhen parashikuar në projektligj mënyra se si do të bëhet transparenca e këtij procesi”, - është shprehur Hysi. Ndërsa deputeti tjetër socialist, Damian Gjiknuri, kërkoi që të parashikohen kritere më të forta përsa i përket faljes së të burgosurve. Sipas tij, falja duhet konceptuar si një përjashtim nga rregulli dhe të mos kthehet në normë. Duke sjellë raste të praktikave që ndiqen në vende të ndryshme të Europës, Gjiknuri tha se falja realizohet në një numër shumë të kufizuar njerëzish dhe për çështje që ka sensibilitet për shoqërinë. “Falja nuk duhet të konsiderohet si një normë, por të jepet në një numër të kufizuar, që njerëzit të mos e përdorin këtë si një mënyrë për të anashkaluar drejtësinë. Edhe përsa u përket kritereve, mendoj se s’duhet të vëmë kritere liberale, pasi këtu në Shqipëri abuzohet”, - është shprehur Gjiknuri.
Në të njëjtën linjë ishte dhe deputeti Bashkim Fino, i cili ishte i vetmi deputet që abstenoi. Ai tha se projektligji duket sikur mendon më shumë për të burgosurit, sesa për viktimat, ndërsa kërkoi që kriteret të jenë më shtrënguese. Ndërsa deputetja e PS-së, Ligori, ngriti dyshime për kushtetutshmërinë e draftit. Ajo tha se në Kushtetutë është parashikuar që Presidenti ka të drejtën e faljes dhe kufizimi me ligj duke vendosur kritere për faljen, i jep draftit një frymë antikushtetuese, pasi cenon të drejtën e Presidentit. “Unë kam frikë se ky ligj na cenon Kushtetutën. Pasi duke i vënë kufizime të drejtës së Presidentit për të falur, ne cenojmë Kushtetutën”, - është shprehur Ligori.
Një tjetër shqetësim që ngriti ajo është politizimi i procesit të faljes për shkak se në lojë futet edhe ministri i Drejtësisë. Sipas Ligorit, në Kushtetutë e drejta e faljes i është lënë Presidentit, që është mbi palët, por duke përfshirë në këtë proces edhe ministrin e Drejtësisë, i gjithë procesi do të politizohet. Ndërsa deputeti Pandeli Majko kërkoi përcaktimin e qartë të të gjitha procedurave që do të ndiqen për hartimin e dosjeve të të burgosurve që kërkojnë faljen e Presidentit. Ai gjithashtu propozoi që Presidenti të mos ushtrojë të drejtën e faljes gjashtë muaj në përfundim të mandatit të tij.
///////
Projektligji, kriteret:
Falja e dënimit mund të jepet kur:
Nuk ekzistojnë kriteret ndaluese të parashikuara në ligj.
Personi i dënuar me sjelljen, punën dhe veprimet e tij tregon se nëpërmjet dënimit të vuajtur është arritur qëllimi për edukimin e rehabilitimin shoqëror të tij.
Përmbushet të paktën njëri prej kritereve të mëposhtme:
Personi i dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i mitur.
Kur për shkak të sëmundjes dhe moshës së personit të dënuar nuk justifikohet më vazhdimi i mëtejshëm i vuajtjes së dënimit.
Kur e dënuara është shtatzënë e më fëmijë në gji ose ka të paktën dy fëmijë të mitur.
Kur personi i dënuar ka vuajtur më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë.
Falja e dënimit nuk jepet në rastet kur:
Vendimi gjyqësor nuk ka marrë formë të prerë apo nuk është bërë i ekzekutueshëm.
Ka përfunduar ekzekutimi i vendimit.
Ekzekutimi i vendimit nuk ka filluar për shkak se i dënuari i është shmangur ekzekutimit.
Vepra penale është kryer me egërsi dhe mizori kundër fëmijëve, grave shtatzëna apo personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen.
Personi është dënuar për veprën penale të gjenocidit, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.
Personi është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ndalohet shprehimisht në ligj.
9 Qershor 2010