Liqeni i Ulëzës drejt transformimit, IKMT hap rrugën për projektin natyror

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) u angazhua në mbështetje të zbatimit të projektit publik “Parku Natyror Liqeni i Ulëzës” dhe zonës së mbrojtur përreth tij.
Në kuadër të kësaj ndërhyrjeje, IKMT kreu prishjen e disa objekteve me funksion shërbimi, të cilat konsideroheshin pengesë për realizimin e projektit.
IKMT bën të ditur se, veprimet janë ndërmarrë për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit me rëndësi publike dhe mjedisore.
Sipas njoftimit zyrtar, pronarët e objekteve të prekura janë trajtuar me procedurat e shpronësimit për interes publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Projekti synon mbrojtjen dhe valorizimin e zonës natyrore të liqenit të Ulëzës, duke krijuar kushte për zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e potencialit turistik të saj.
/e.xh/r.e/ /a.g/