E Diel, 1 Nëntor 2026

Liria e shprehjes në Shqipëri, rekomandimet e ekspertëve do t’i dërgohen Parlamentit

Është mbajtur sot takimi përmbyllës: “Promovimi i Lirisë së Shprehjes në Shqipëri përmes Dialogut të Hapur”, një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës, në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit pranë Universitetit të Tiranës.

Për më shumë se gjashtë muaj, aktorë nga media, qeveria dhe shoqëria civile janë përfshirë në nëntë takime tematike, duke diskutuar mbi sfida kyçe dhe duke propozuar rekomandime konkrete për përmirësimin e mjedisit mediatik në Shqipëri.

I pranishëm ishte edhe Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili theksoi rëndësinë e një debati të hapur dhe gjithëpërfshirës për lirinë e shprehjes si një shtyllë themelore e demokracisë.

 “Pse vendosëm që të angazhohemi personalisht në këtë përpjekje? Sepse kjo është një element kyç i procesit të  integrimit. Në këtë kontekst Shqipëria duhet të marr një sërë reformash të thella dhe masa konkrete për të siguruar lirinë e shprehjes. Kjo liri ashtë një ndër shtyllat kryesore të shteteve anëtare të demokracisë dhe janë në thelb të të gjitha kërkesave që shtete duhet të përmbushin përpara se të integrohen dhe pranohen në BE. Si shtete anëtare të BE kemi arritur në konkluzionin që kjo reformë duhet të theksoj sigurinë e gazetarëve,të sigurojë transparencën e financimit të medieve, qofshin private apo publike dhe të sigurojë pavarësinë e transmetimit në përputhje të plotë me standardet e BE”, tha Gonzato.

Ekspertët e Këshillit të Europës prezantuan gjetjet dhe rekomandimet për temat më delikate që lidhen me funksionimin e medias në vend.

Diskutimet u zhvilluan në praninë e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve mediatik, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të kontribuojnë me propozime.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›