Studentët i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, kërkojnë shfuqizimin e tri akteve normative për protestat

Studentët iu drejtuan të enjten Gjykatës Kushtetuese me tri kërkesa për shfuqizimin e akteve dhe vendimeve të qeverisë, të cilat, sipas tyre, cenojnë të drejtat dhe liritë e tyre.
Në fokus të kërkesave janë kufizimet për protestat pranë institucioneve dhe zonave të mbrojtura, përgjegjësia e organizatorëve për dëmet gjatë tubimeve, si dhe krijimi i një regjistri policor për personat që u ndalohet dalja jashtë vendit pa vendim gjykate.
Lajme të Sugjeruara