E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni nuk do të ndalet, derisa askush të mos ndërtojë pa leje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Sipas kreut të qeverisë, aksioni nuk do të ndalet, derisa askush të mos ndërtojë pa leje.

“Operacioni nuk do të ndalet askund, deri kur askush të mos e mendojë më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, shkruan Rama.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në muajin korrik të vitit 2025 dhe është shtrirë në mbarë vendin.

Qeveria ka ngritur edhe një aplikacion, “Hapësira Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›